Nis zyrtarisht nesër në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother Vip Albania në edicionin e tij të pestë. Në një mbrëmje të gjatë, që premton emocione të mëdha, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Reality show që mban mbërthyer para ekranit miliona shikues, shqiptarë anë e mbanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Licos, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve. Mbrëmjen e së shtunës, nën shkëlqimin e dritave, do të hyjnë një nga një banorët Vip, që priten me kureshtje nga publiku shqiptar. Pas javësh hamwndësime, është konfirmuar zyrtarisht konkurrenti i parë i Big Brother Vip Albania 5. Ai është Angelo Haruni, moderator i emisionit Top Talk Economy, në Top Channel.