Gjendja ekonomike e personave të arsimuar po rëndohet. Ata shpenzuan më pak në vitin 2022 krahasuar me 2021-shin. Të dhënat e Instat tregojnë se familjet që kanë kryefamiljar me shkollë të lartë shpenzuan mesatarisht afro 107 mijë lekë në muaj, rreth 2% më pak se në vitin 2021.