Me ardhjen e shumë turistëve shtohet rreziku i futjes së sëmundjeve infektive duke rriskuar më së shumti fëmijët e pavaksinuar. Pas pandemisë së Covid 19 në shumë vende të botës është shënuar rënie vaksinimit ndërkohë që vendi ynë ka shënuar rënie vetëm ndaj vaksinës së fruth- rubeolës. “Sezoni turistik patjetër që është rrezik”, tha Silva Bino.