Niveli i ujit në Liqenin e Komanit ka rënë në një nivel që nuk mbahet mend ndonjëherë, sipas drejtuesve të varkave dhe tragetit në Liqen. Ata u shprehën se dy ditët e fundit është shkarkuar një sasi e konsiderueshme uji, që ka shkaktuar edhe pezullimin e lëvizjes së mjeteve ujore. Drejtuesi i tragetit në Koman, u shpreh se sot mjeti është bllokuar në afërsi të përroit të Daices dhe nuk ka mundur të lëvizë për shkak të nivelit të ulët të ujit në liqen.