Anketuesit e Gallup International, që masin çdo vit lumturinë globale, tregojnë se sivjet njerëzit duket sikur i kanë humbur iluzionet. Kreu i Gallup, Kanço Stoyçev tregon se dy vite pandemi kanë lënë gjurmën e tyre; opinioni publik global është mjaft i shqetësuar për perspektivat ekonomike dhe pret thellimin e krizës.