Top Channel/ “Bie” Holta Zaçaj, Kushtetuesja “vulos” mandatin e saj si kryetare
23/12/2024 20:20

Mandati i Holta Zaçajt si kryetare e Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars të vitit 2025. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë votuar këtë të hënë pro qëndrimit të Gjykatës së Lartë, e cila ka hapur procedurën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses, duke përllogaritur 10 marsin si datë të mbarimit të mandatit të gjyqtares Zaçaj. Vetë Holta Zaçaj ka pretenduar se mandati i saj në krye të Kushtetueses përfundon në fund të vitit 2025. Por, me shumicë votash, Kushtetuesja ka vendosur që mandati i saj përfundon në marsin e 2025-ës. “Gjykata mbajti në konsideratë se Kushtetuta parashikon si datë të fillimit të detyrës betimin para Presidentit të Republikës, (neni 129), kurse neni 8, pika 3, i ligjit organik, ndërsa përmban të njëjtin parashikim për fillimin e mandatit, përcakton se mbarimi i tij është në datën e njëjtë të atij muaji të vitit të nëntë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pak ditë më parë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, tha se do t’i kërkojë interpretim Komisionit të Venecias në lidhje me afatin e përfundimit të mandatit të saj në Gjykatë, pasi sipas saj, mandatet e anëtarëve të Gjykatës nuk mund të kufizohen nga organi i emërtesës.

Top Channel/ Skandali +18 në club, del emri i boksierit të njohur shqiptar, e reja: Më futën në…
20/08 20:02
Top Channel/ Plagosje për një vend parkimi, qëllohet me dy plumba një 28-vjeçar në Hamallaj
20/08 19:39
Top Channel/ Ligj ri për administratën, ministrat të njëjtat kompetenca, ju hiqet detyrimi për firma
20/08 19:34
Top News – Sherr për parkimin. Plagoset rëndë me armë zjarri 44-vjeçari në Hamallaj
20/08 19:28
Top Channel/ Plagosja me armë zjarri në Durrës, sherri për një vend parkimi
20/08 19:24
Top News – Shitja e pasurive të paluajtshme. Zyrat imobiliare propozojnë uljen e tatimit
20/08 16:34
Top News – Mijëra humbje jete në Gjermani / Të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve
20/08 16:09
Top Channel/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!
20/08 15:27
Top Channel/ Konkursi i Arkitekturës, në test 400 maturantë për 175 kuota të lira
20/08 15:24
Top News- Arrestohet 49-vjeçarja në Durrës/ Në kërkim pasi joshi dhe vodhi një person
20/08 15:23
Top Channel/ Tenton të djegë gruan! 207 raste të dhunës në familje në 1 muaj
20/08 15:12
Top Channel/ Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për TCH: Asnjë prej 140 ligjvënësve s’është nën hetim
20/08 15:05
Top Channel/ Tmerr në aeroportin e Malpensës, i riu godet sportelet me çekiç dhe i vë zjarrin!
20/08 15:02
Top News – Rama mendon për kabinetin e ri. Në shtator nis punë kuvendi, Berisha deputeti më i vjetër
20/08 14:57
Top News- Zjarrfikësit s’kanë mjete, beteja me zjarret, kërkohet rritje pagash
20/08 14:48
Top News – Tatimi ndaj banesave. Profesionistët e Lirë: Përjashtim për strehimin bazë
20/08 14:34
Top News – ‘Na nxirrni jashtë’, momentet e fundit të shqiptarëve, dëshmitari tregon detaje
20/08 13:29
Top News – Çmimet e referencës efekt rritës. APL letër financave: Drafti problematika serioze
20/08 13:04
Top News- Humbja kthen debatet brenda PD/ Të vjetrit përplasen me të rinjtë
20/08 12:48
Top Channel/ Konkursi i pranimit në Arkitekturë! Konkurrojnë 400 maturantë për tre degë
20/08 12:30