Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12/2025 19:54

Prej ditësh portali qeveritar e-Albania ka patur probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Aleanca për Profesionistët e lirë e ka ngritur në tej si problem pasi bizneset nuk arrijnë të marrin shërbime apo kryejnë pagesa. Ndërsa ka renditur problemet e hasura, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme. “Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale. Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla. Në këtë kontekst, vlerësojmë të domosdoshme: transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre; forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale; parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave; komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet”, thuhet në ankesën e tyre. Përballë këtyre probleme, vet portali e-Albania ka publikuar në hyrje të tij se po punohet mbi sistemin. “Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. Ju informojmë se gjatë këtij procesi mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online gjatë ditës së sotme”, njofton e-Albania. Jo vetëm me bizneset por portali ka shfaqur vështirësi edhe për individët. Si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur në sistem si dhe aplikimet për pajisjen me mjetin e identifikimit apo rinovimet e pasaportave. Kjo çështje kthehet në një problem këtë periudhë fundviti teksa rikthimi i emigrantëve në atdhe është i lartë dhe i shfrytëzojnë ditët e pushimit edhe për tu marrë me dokumentacione.

Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23
Top Channel/ Gafa e Berishës gjatë bashkëbisedim me qytetarët: Ta filloj e një herë
11/04 12:22
Top Channel/ “Vrasje e dytë, do bëj rekurs”, Apeli ul dënimin e vrasësit të policit, reagon babai
11/04 12:21
Top Channel/ Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër
11/04 11:44
Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42