Top Channel/ Bie borë pas stuhisë. Këtë të diel reshje të forta në Shkodër e Kukës
04/11/2023 21:43

Stuhia Kirën la pas dëme të konsiderueshme në disa biznese të përmbytura në Tiranë dhe disa qarqe të tjera të vendit, ndërkohë që reshjet vijuan me intensitet më të ulët përgjatë së . Specialistet e Institutit të Gjeoshkencave thonë se përgjatë së dielës do ketë reshje me intensitet të lartë në Kukës dhe në Shkodër. Ndërkohë, në qarkun e Lezhës priten reshje me intensitet mesatar, ndërsa në qarqet e tjera situata do të stabilizohet. Përgjatë së shtunës së 4 nëntorit në qarkun e Dibrës, në malësinë e Bulqizës reshjet e shiut u shoqëruan me ulje temperaturash edhe me reshje bore. Prej dy ditësh në këtë qark reshjet e shiut kanë sjellë probleme në rrugët nacionale dhe ato ruale deri në bllokime për shkak të rreshqitjeve të inerteve në disa akse, si në rrugën e Arbërit dhe rrugë ruale në Njësinë administrative Zerqan në fshatin Ternovë ku për hapjen e rrugës kanë ndërhyrë vetë banorët. Probleme në rrugët ruale ka patur edhe në njësitë administrative Martanesh, Trebisht dhe Ostren. Si pasojë e motit të keq përgjatë së shtunës, 23 turistë janë shpëtuar nga autoritetet e emergjencës pasi mbetën të bllokuar te banjat e Bënjës në Përmet. Policia njoftoi se pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas 2 orësh punë intensive, arritën të nxjerrin turistët nga automjetet e tyre në vendin ku kishin mbetur të bllokuar.

Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23
Top Channel/ Gafa e Berishës gjatë bashkëbisedim me qytetarët: Ta filloj e një herë
11/04 12:22
Top Channel/ “Vrasje e dytë, do bëj rekurs”, Apeli ul dënimin e vrasësit të policit, reagon babai
11/04 12:21
Top Channel/ Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër
11/04 11:44
Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19