Një çift bashkëshortësh 56 dhe 55 vjeç mbetën të lënduar në zonën e Astirit pasi ashensori me të cilin po ngjiteshin për në katin e 5 pësoi defekt dhe në mënyrë graduale zbriti duke u rrëzuar në katin 0. Si pasojë e përplasjes 56 vjeçari Sinan Kazani së bashku me bashkëshorten Selvien pësuan shembje dhe ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën.