Presidenti Joe Biden i uli ndjeshëm tonet në takimin me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në Romë, përpara nisjes në Glasgoë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet t’i menaxhojnë më mirë mosmarrëveshjet. Partneriteti mes dy vendeve anëtare të NATO-s u vu në provë nga kërcënimi i Turqisë për të dëbuar të dërguarin amerikan dhe nga blerja prej saj e një sistemi raketash ruse.