Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Zyrën Ovale, pasi u njoftua se njeriu më i pasur në botë po largohej nga administrata e presidentit amerikan. Ndërkohë, mes pyetjeve që gazetarët i drejtuan më pas ishte dhe situata e ish presidentit Joe Biden, të diagnostikuar së fundi me kancer. Trump tha se nuk i vjen keq për të.