Me ndalesën në Gjermani, Joe Biden, të cilit edhe pak muaj i kanë mbetur në detyrë, duket se i erdhi koha për një tur lamtumire. Pasi iu desh ta shtyjë vizitën e planifikuar për shkak të uraganit Milton, Biden zbarkon tani në Berlin ku si i pari president i SHBA-së që pas George H. Ë. Bush, do të nderohet nga presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier me Kryqin e Madh të Urdhërit Federal të Meritës.