Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet se presidenti Joe Biden ka probleme shëndetësore dhe se po trajtohet për trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit, e cila mund të shkaktojë lëvizje të ngurta dhe të folur të paqartë. Shqetësime janë ngritur nga fakti që një ekspert i kësaj fushe e ka vizituar rezidencën e presidentit të SHBA-së plot 8 herë që nga viti i kaluar.