Në kohën kur tensionet në kufirin e Rusisë me Ukrainën janë përshkallëzuar në pikën e vlimit, vecanërisht pas pohimeve të inteligjencës amerikane se presidenti rus Vladimir Putin e ka dhënë urdhrin për sulm, shefi i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden ndërhyn për të qetësuar situatën. Biden pranoi në parim të takohet me Putin me kushtin që Moska të mos e sulmojë vendin fqinj.