Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për Tiranën dhe Shkupin, është një hap i rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik , kështu tha në një deklaratë përshëndetëse presidenti amerikan Joe Biden për celjen e negociatave për të dyja vendet . Teksa dha ‘bekimin’ e tij, shefi i shtëpisë së bardhë tha se ndërsa shba-të do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë për Shqipërinë dhMaqedoninë e Veriut , është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë në një kohë kur rusia ka shkatërruar paqen në evropë.