Pavarësisht zërave që kërkojnë largimine tij nga gara presidenciale, Joe Biden nuk do të tërhiqet, dhe brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual. Katër persona të përfshirë në këtë process sqaruan për Reuters se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të bëhet në prag të mbajtjes së konventës kombëtare demokrate në Çikago në fund të gushtit.