Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, informoi Presidentin Joe Biden mbi opsionet e SHBA për t'iu përgjigjur një pushtimi rus në Ukrainë, e ato përfshijnë edhe dërgimin e trupave amerikane në zonë. Teksa Biden poi mendon këto mundësi, Departamenti i Shtetit urdhëroi familjarët e punonjësve të ambasadës së SHBA-së në Kiev të largoheshin të dielën dhe autorizoi dhe punonjësit diplomatikë jourgjentë në Ukrainë të bënin të njëjtën gjë.