Pritej të ndodhte më vonë, por duket se presidenti amerikan Joe Biden është dorezuar përpara këmbënguljes së Vladimir Putin për të zhvilluar një bisedë telefonike, e cila në fund u vendos të mbahet spt. Putini ka shtuar kërkesat për garancitë e sigurisë në Europën Lindore. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi "një sërë temash, përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike," tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne.