Presidenti Joe Biden e artikuloi hapur se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë ushtarakisht Tajvanin nëse ishulli sulmohet nga Kina. Deklarata e shefit të Shtëpisë së Bardhë pritet të shkaktojë polemika të forta në Pekin në një kohë përshkallëzimi të tensioneve pas shtimit të aktivitetit ushtarak kinez në rajon.