Presidenti amerikan Joe Biden i intensifikoi kritikat ndaj politikanëve që mbështesin Donald Trumpin, teksa i bëri thirrje amerikanëve të shprehen kundër ekstremizmit kur t`i drejtohen kutive të votimit në muajin nëntor për zgjedhjet e mesit të mandatit. "Barazia dhe demokracia janë nën sulm", tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Biden e drejtoi hapur gishtin nga paraardhësi i vet, duke nënkuptuar se demokracia amerikane rrezikohet prej tij.