Presidenti amerikan Joe Biden shpreson në një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. I pyetur se kur mund të finalizohet ujdia që do të ndalte luftimet dhe do të mundësonte lirimin e personave që ende mbahen peng, ai u shpreh se kompromisi është afër.