Bashkia e e Tiranës ka vendosur të mos lejojë qarkullimin e mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës ndonëse ka hasur në kundërshtinë e shoqatës së ndërtuesve. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka shpjeguar se kjo bëhet për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe lehtësimin e lëvzjes së automjeteve në orët e para të mëngjesit kur prindër e fëmijë nxitojnë sa për në shkollë e në punë.