Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë betuar në Presidencë këtë të mërkurë, një ditë pas votimit në Kuvend. Ministrat e rinj janë betuar me dorën në Kushtetutë pas leximit të betimit, gjatë një ceremonie e cila po zhvillohet në godinën e Presidencës.