Sot u zhvillua ceremonia për betimin e ministrave të rinj në Pallatin e Brigadave. Ferit Hoxha u betua si Ministër i Punëve të Jashtë, Ermal Nasufi si ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu si ministër Drejtësie, Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besfort Lamallari si ministër i Brendshëm, Erjona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Albana Koçiu si zv.kryeministre. NDRYSHIMET NË QEVERI: -Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku -Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun -Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin -Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku -Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu -Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun -Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali