Top Channel/ “Betohem në Zot që jam i pafajshëm”. U kapën me kokainë, efektivi Lici flet i përlotur
17/05/2021 15:34

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Ded Nimanin dhe arrest me burg me afat 35 ditë për efektivin Xhulio Lici pasi disa ditë më parë u kapën me kokainë. Edhe më herët në dëshminë e Licit , që Top Channel e publikoi ai pati thënë se : “Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh‘. Të njëjtën gjë ai tha dhe para autoriteteve, ndërsa gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë e tij: ‘Betohem në Zot që s’kam bërë asgjë. Nëse e kam bërë më dënoni 100 vjet ”. I përlotur në seancë, gazetarja Anila Hoxha raporton se Lici tha: Pashë një burrë të vjetër , kur shoh njerëz të moshuar më vjen keq se jam rritur jetim dhe jam human. U kërkoj falje të gjithëve , shokëve, miqve kolegëve që ndodhem sot këtu në kafaz. Kam besim që pafajësia ime do zbardhet. Kërkoj lirimin, me lejoni të shkoj në punë, unë jam polic. Kam ushtruar detyrën time me shumë dinjitet, për 6 vite me radhë. S’kam asnjë vërejtje në detyrën time dhe në punë. Kam qenë i përkushtuar. I vetmi defekt i imi që sa herë udhëtoj ndihmoj njerëz siç ndihmova atë ditë. Ndërkohë Nimani të cilin e mori rastësisht oficeri i RENEA në makinë tha : Gjatë hetimit do tregoj ku e bleva kokainën. Ndërkohë kujtojmë se për ngjarjen ka dhe një të arrestuar të tretë Luan Gaci, i cili dhe ai u la në arrest me burg. Seanca u shqyrtua nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Në dosjen që TCH disponon thuhet se vëzhgimi nisi pas një informacioni të sigurt që vuri në dijeni antidrogën se disa shtetas do blinin ne sasi prej 1 kg apo 2 kg kokainë për ta shpërndarë me pakicë në Tiranë.

Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
Top Channel/ Sot Dita e Verës, qendra e fesës është Elbasanit, ku eventet kanë nisur prej ditësh
14/03 12:41
Top News – Elbasani, ‘kryeqyteti’ i festës. Koncert e aktivitete për Ditën e Verës
14/03 12:31
Top Channel/ Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare në iftarin e Ramazanit
14/03 12:26
Top Channel/ 81 vjeç dhe agjëron çdo Ramazan, historia e besimtarit nga Librazhdi
14/03 12:25
DIGITALB DIGITALB