Zgjedhjet kanë përfunduar, por jo debatet për to. Në seancën e dytë të Parlamentit të vjetër, diskutimet ziejnë për procesin e 11 majit duke nënvlerësuar 12 projektligjet e vendimet e rendit të ditës. Mospërputhja e mendimeve mes opozitës dhe mazhorancës nisi që në nisje të seancës prej sallës me shumicën e karrigeve bosh.