8 janari i dy viteve më parë ka lënë njollën e pa fshirë në Partinë Demokratike. Edhe pse jo më me dhunë fizike, lufta e brendshme për karrigen e kryetarit të partisë ka vazhduar. E ardhmja e PD-së për një nga nismëtarët e kësaj force politike, Preç Zogajn nuk ka dritë në fund të tunelit, kur Berisha më i votuari i demokratëve, pozicionohet kundër SHBA-ve dhe SPAK-ut, për hallin e tij dhe bën opozitë nga ballkoni.