Flirti i Shpëtim Idrizit në Parlament me Edi Ramën u përdor si argument nga juristi i Partisë së Lirisë që PDIU të përjashtohej nga tavolina e numërimit në garën e 14 majit. Ligji zgjedhor përcakton që grupet e numërimit të votave ndahen mes partive te pakicës dhe shumicës parlamentare, por kjo skemë futi në sherr partinë e Ilir Metës dhe të Shpëtim Idrizit, të dy pretendet për të pasur numëruesin e katërt në tavolinën e numërimit të votave.