Gjatë takimit të sotëm me kryetarët e qyteteve bregdetare, Kryeministri Rama është shprehur ‘i gatshëm’ të plotësojë kërkesat e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, për pastrimin e mjedisit. Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi ka listuar disa prej problematikave lidhur me çështjen e grumbullimit dhe trajtimit të plehrave, ndërsa sipas saj problematika kryesore është grumbullimi i plehrave në 5 pika buzë lumenjve.