Viti i Ri shihet si një mundësi për një fillim të ri, e për këtë qëllim, dëshira e madhe është të lihen pas të këqijat e vitit që po kalon e t`i hapet dera fatit e mbarësisë në vitin që po hyn. Popuj me zakone e tradita të ndryshme kanë krijuar në rrjedhën e kohës besimin se përmes disa riteve të thjeshta, mund ta ndihmojmë veten që Viti i ri të hyjë vërtet me këmbë të mbarë.