Besimtarët mysliman të Shkodrës, kanë falur namazin në xhamitë e qytetit duke uruar njëri-tjetrin nga afër. Ceremonia e faljes u udhëhoq nga Myftiu, imam Muhamed Sytari, i cili në fjalën e tij foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit, për bashkim dhe falje. Pas një muaji agjërim, besimtarë të shumtë, të cilët u lutën me shpresën për harmoni, paqe dhe mbarësi, kryen ritin e faljes së Fitër Bajramit.