Pas 30 ditëve agjërim dhe lutje, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Në Lezhë besimtarë të shumtë e falen namazin në xhaminë e Lezhës. Myftiu i Lezhës Sadedin Kotrri, në fjalën e tij tregoi rëndësinë e kësaj feste, duke kujtuar të gjithë ata që agjëruan për 30 ditë. Të shumtë ishin besimtarët lezhjane që pas 30 ditëve agjërim ju drejtuan mëngjesin e sotëm xhamisë së qytetit për faljen e namazit.