Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit. Kremtimi i kësaj dite në qytetin bregdetar ka nisur në 6:40 të mëngjesit, kur qindra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.