Pashkët, festa e shpresës dhe ringjalljes, u kremtuan në mesnate nga besimtarët katolikë në Lezhë. Në katedralen e “Shën Nikollit”, qindra qytetarë morën pjesë në meshën e shenjtë, duke mbajtur në duar qirinj të ndezur – simbol i dritës hyjnore dhe fitores ndaj errësirës.