Top Channel/Besimtarët festojnë,meshat u mbajtën gjatë mëngjesit në kishat ortodokse në mbarë vendin
02/05/2021 12:08

Pandemia zhvendos meshën e Pashkës, po jo gëzimin në zemrat e besimtarëve dhe mesazhin e përcjellë në kohë të vështira. Në Korçë besimtarët janë mbledhur mëngjesin e së dielës në sheshin para katedrales për të pritur ngjalljen e Krishtit, diçka e pazakontë për qytetin e mësuar ta kryejë ritualin në mesnatë. Ashtu si çdo vit nga mitropoliti i Korcës, imzot Johani është mbajtur mesha ndërsa ai ka uruar për të gjithë më tepër mbarësi dhe lumturi. Edhe në Durrës e Berat besimtarët ortodoksë kremtuan Pashkët duke uruar njëri-tjetrin për shëndet e mbarësi. Besimtarët ndoqën shërbesën e Ngjalljes dhe Liturgjinë Hyjnore. Shërbesa e Ngjalljes pasohet nga rituali i marrjes së flakës së ngjalljes dhe ndarja e fjalës së mirë. Përveç flakës, edhe vezët e kuqe dhe buka e ëmbël e Pashkës janë simbole të kësaj dite festive që për të dytin vit radhazi zhvillohet në kushtet e pandemisë. Edhe në Vlorë, në kishën “Shën Theodhori” At Spiro Kostuli uroi besimtarët për ditën e shenjtë: Edhe në Lushnjë, besimtarët festuan Pashkët në kishën e Shën Gjergjit. Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita më e rëndësishme në kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kësaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen e dritës mbi errësirën, e dashurisë mbi urrejtjen.

Top Channel/ Athina mbulohet me pluhur afrikan. Fenomeni është më i zakonshëm në verë
15/02 22:58
Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Trump: 5 mld dollarë nga bordi i paqes. Ky është zotimi i vendeve pjesëmarrëse
15/02 22:40
Top Channel/ SHBA “ruan” naftën e Venezuelës. Bllokon çisternën që merrte 1.9 mln fuçi nafte
15/02 22:20
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ Karnavalet në Shkodër, mbyllet festa tradicionale e qytetit, shiu nuk e ndali paradën
15/02 20:06
Top Channel/ “Rama, mburojë vetes”, Berisha: Po kapet si i mbyturi pas fijes së barit
15/02 20:06
Top Channel/ Prapaskena e kthimit të Evës nga Siria, zbardhen detajet e operacionit të ndërlikuar
15/02 20:03
Top News – 18 vjeçarja u plagos në hotel. Arrestohet 22 vjeçari, të afërmit ‘pastruan provat’
15/02 19:04
Top News – ‘180 vite burg, absurditet’. Ambasadori i Holandës në Kosovë komenton Hagën
15/02 18:27
Top News -‘E rrezikshme, imazhi im është dëmtuar’. Flet aktorja Anila Bisha pas padisë për ‘Diellën’
15/02 17:45
Top News – ‘Rama i tmerruar, po mbron veten’.Berisha: Në arkiv ka raste të delegimit të funksioneve
15/02 16:26
Top News – Me ftesë të Trump, do udhëtoj për në Uashington për Bordin e Paqes’
15/02 16:24
Top News – Fondi Social, Rama tregon se buxheti është rritur, financohen 14 shërbime të reja
15/02 16:24
Top News – Rritja e pagave. Kryeministri Rama tregon kategoritë që përfitojnë
15/02 16:07
Top News – ‘Mercenarë të paguar nga rrugaçët e lagjes’ Rama komenton protestën e PD
15/02 16:07
Top News – ‘Idioti ndërkombëtar lexonte broçkulla’ Rama i ashpër për prokurorinë në Hagë
15/02 16:07
Top News – Ministrat e paprekshëm nga gjykatat! Rama zbulon ndryshimet në ligj për pezullimin
15/02 16:06
Top News – ALARM! Erëra me forcë uragani…Stuhi pa fund në Spanjë, pas Nils-it vjen Oriana
15/02 16:00
Top News – Pluhuri afrikan mbulon Greqinë / Erëra të forta e stuhi, tërbohet deti anulohen tragetet
15/02 15:54
DIGITALB DIGITALB