E ka nisur Sali Berisha fjalën i pari në protestën që po mbahet nga opozita para Kryeministrisë. “Liria është si lum që po guxove ta bllokosh, do të çajë një kanal. Jemi sot para pallatit të krimit shtetëror ndaj shtetit shqiptar. Para pallatit të krimit njerëzor të shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria, në vitet e qeverisjes, më shumë se çdo pushtues i egër i tërë historisë kombëtare. Para pallatit që me një krim monstruoz ndaj shqiptarëve, i zotëroi ata dhe i ktheu 100 vite mbrapa. Përpjekjet e opozitës për zgjedhje u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristët e votës.