Top Channel/ Bernabiç shpall fitoren e zgjedhjeve. Serbët e Kosovës “vjedhin vota për Vuçiç”
17/12/2023 23:07

Komisioni i Zgjedhjeve pritet t’i shpallë mbrëmjen e së hënës rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, por nënkryetarja e Partisë Përparimtare Serbe, Ana Bërnabiç, kryeministre në detyrë, tha se në bazë të rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 47,1 për qind të votave, ndërsa lista e partive opozitare “Serbia kundër dhunës” ka fituar 23 për qind. Sipas saj, nëse numërimi i votave vijon me këtë ritëm koalicion i drejtuar nga partia e saj do të ketë shumicën absolute me mbi 125 deputetë në parlamentin 250 vendesh të Serbisë. Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan këtë të dielë në Serbi ishte 55.9 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, më e lartë se ajo e zgjedhjeve të prillit 2022. Vëzhgues të partive opozitare raportuan për parregullsi të mëdha si gjatë fushatës së tensionuar ashtu edhe përgjatë ditës së votimit. Mediat e pavarura thanë se serbë nga Bosnja fqinje u mblodhën për të votuar në një sallë sportesh në Beograd që nuk ishte një qendër votimi zyrtar. Po ashtu mediat në Kosovë raportun se edhe serbë nga Mitrovica kishin shkuar në Serbi me qëllim që të siguronin vota për Vucic.

Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59