Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Sali Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’. Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%…