Atë çfarë prodhoi dhuna në shtëpinë e demokrateve, paraditen e të Dielës i la vendin pastrimit. Gjurmët e protestës janë ende të dukshme në selinë blu. 24 orë më pas Lulzim Basha deklaroi se ishte një ditë me bilanc tragjik për demokratët dhe plot trishtim. Armëpushimi duket i përkohshëm pasi Sali Berisha u rikthye serish me mbështetësit e tij në oborrin e PD.