Më herët, para nisjes së seancës së parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha tha se opozita ka vetëm një strategji, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. “Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë. Ka vetëm një strategji, ka vetëm një objektiv, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë”, tha Berisha.