Sali Berisha nuk e përjashton analizën brenda Partisë Demokratike për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por fajtorin për rezultatin zhgënjyes vijon ta shohë te kundërshtarët politikë. “Asnjë diskutim që do i vijë radha analizës së brendshme, por kompletimi i këtij proces është jetik. I demokracisë shqiptare, i opozitës shqiptare, i qytetarëve shqiptarë që besojnë te vota e lirë.