Kryedemokrati Sali Berisha, pasi u paraqit në SPAK, hodhi akuza ndaj ministrit të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant Balla. Berisha nxori një dokument, që sipas tij janë përgjime nga banda e Elbasanit. Sipas Berishës, një anëtar i bandës së Elbasanit, me nofkën “Target” i ka premtuar Ballës vota për zgjedhjet e vitit 2021, në këmbim të arrestimit të kundërshtarëve.