Sali Berishës nuk iu deshën shumë kohë për të lexuar 46 faqet e raportit final të OSBE-OHDIR për zgjedhjet e 11 majit. Nuk vonoi dhe doli para mediave për të brohoritur fitore. Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë.