Sali Berisha ka vizituar Agron Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës. Nënkryetari i Parlamentit u rrëzua pa ndjenja gjatë mosbindjes civile të opozitës këtë të hënë, me liderin e PD-së që akuzon policinë se e ka shtyrë. Pas kësaj, ai zgjodhi që ta vizitonte në Spitalin e Traumës, aty ku dhe Gjekmarkaj u dërgua me urgjencë.