Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar republikanin Donald Trump pas shpalljes së fitores si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga dalja e tij e përditshme nga ballkoni i shtëpisë, Berisha foli për fitoren e Trump, ku tha se ka ngjashmëri midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump. Berisha tha se drejtësia ‘drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit’.