Top Channel/ Berisha u ngrin ‘gjakun’ deputetëve, asnjë i sigurt, të gjithë në garë me primare
04/09/2024 20:32

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka prerë shpresat deputetëve demokratë për vende të sigurta në listat e PD në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Ndërsa ishte online, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë ai tha se deputetët do zgjidhen me primare nga anëtarësia. Berisha: Dhe meqë jam këtu, unë ju lutem shumë të sqaroni çdo anëtare dhe anëtar tonin dhe çdo qytetar dhe qytetare, se ajo që votuat në parlament nuk ka asnjë lidhje me problematika e mëdha të zgjedhjeve, të cilat kanë rrënuar barazinë e zgjedhjeve, karakterin e tyre, kanë siguruar kontrollin e vullnetit të qytetarëve nga qeveria. Me këtë rast, dua të them se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit. Dhe unë besoj se, asnjë demokrat nuk duhet të imagjinojë se një parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve do mund t’i lejonte vetes t’i bëhej shkak që ajo e drejtë themelore kushetuese t’ju mohohej qytetarëve shqiptarë në kohën që ajo e kishte shpallur publikisht atë që nga viti 2012 e në vazhdim. Së bashku me të, PS kushtëzoi edhe shqyrtimin e vendimit tjetër të gjykatës, dhe natyrisht nqs ne nuk pranonim shqyrtimin e atij vendimi, sot 1.6 mln shqiptarë do të ishin pa të drejtë vote. Ne nuk mund të merrnim atë përgjegjësi. Ai vendim u shqyrtua dhe, ai vendim hoqi disa pengesa artificiale të vendosura që rekomandoi gjykata. Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e Primareve. Të dashur miq, jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij. Ç’ka do të thotë se në zgjedhjet e vitit 2025, do të bëhet e vërtetë fjala e tij se, nuk keni parë gjë akoma. Se do të përdorë mekanizma të tjerë për të grabitur votën që ne akoma nuk kemi parë. Se i tillë është oreksi i tij për pushtet, e bën që të heqë dorë nga çdolloj parimi. Ju e patë në Himarë, nuk ngurroi të sjellë nga Dropulli votues në Himarë, dhe të shkarkojë drejtorin e pergjithshëm të Gjendjes Civile vetëm e vetëm se ai refuzonte një akt të tillë.

Top Channel/ “Llumi i Vettingut po merr paratë”! Rama: Janë 12 mln euro si dëmshpërblim
12/02 19:44
Top Channel/ Seancë e tensionuar në kuvend, akuza dhe bllokim të foltores. Çfarë i “ndezi” palët
12/02 19:43
Top Channel/ Vithet, prapanica, gojëpërdalë, degjeneron fjalori i deputetëve në Kuvend
12/02 19:40
Top Channel/ UÇK bashkon “armiqtë”! PS-PD miratojnë rezolutën për ish-krerët e UÇK-së
12/02 19:36
Top Channel/ “UÇK”, bashkon “armiqtë”! PS-PD miratojnë rezolutën për krerët e UÇK
12/02 15:20
Top Channel/ Rama ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na bëni surpriza
12/02 15:19
Top Channel/ Kuvendi nis me tension! Akuza, batuta dhe bllokim të foltores
12/02 15:15
Top Channel/ Kuvendi me deklaratë të përbashkët për ish-krerët e UCK, Balla:Makineria vrasëse serbe…
12/02 14:16
Top Channel/ Haga kërkon 180 vite burg për ish-drejtuesit e UCK, Leskaj: Akt i rëndë padrejtësie…
12/02 14:04
Top Channel/ ’Haga kërkon 180 vite burg për ish-liderët e UCK’ Mediu: Persekutim për të shbërë…
12/02 13:57
Top Channel/ Haga kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Igli Hasani lexon deklaratën
12/02 13:56
Top Channel/ ‘Akuza të krijuara artificialisht’, Shehu për ish-liderët e UCK: Të pastrohet e vërteta
12/02 13:47
Top Channel/ Transferimi i qendrës shëndetësore nr 8, Braçe: Kjo nuk është zgjidhje, problemet….
12/02 13:35
Top Channel/’Fole si e ëma Zeqos në majë të thanës’, Kumbaro Kaprit: Askush në ministrinë time nuk…
12/02 13:09
Top Chanenl/ Kumbaro prezanton planin kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla
12/02 12:57
Top Channel/ A do e shkarkoni drejtoreshën tuaj? Kapri-Kumbaros: Do mbaheni mend gjatë për Butrintin
12/02 12:56
Top Channel/ ‘Qeveria censuron dhunën në shkolla”/ Kapri: Kush është pas heqjes së tokës në Butrint
12/02 12:33
Top Channel/ Tensione në Kuvend, Berisha i sulmon të gjithë. Balla: Deklaratë në mbështetje të UÇK
12/02 12:31
Top Channel/ ‘Askush nuk foli për dhunën ndaj Nallbatit’, Gjekmarkaj: Keni frikë nga 20 shkurti
12/02 12:23
Top Channel/ ‘E kruajte veshin me një ish-ministër’, Hoxha-Blushit: S’me bëni dot pis ti dhe partia…
12/02 12:04
DIGITALB DIGITALB