Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka folur për turizmin, ku sipas tij shifrat që prezantohen janë të rreme. ‘Do shpalos falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit! Shqipëria renditet vetëm në vendin e 66-të në botë’, tha Berisha gjatë fjalës së tij. Duke folur në tubim, Berisha tha se qeveria ka futur në borxh shqiptarët duke bërë investime jo eficente, duke u kushtuar shqiptarëve miliona euro. ‘Tuneli i Llogarasë u kushton shqiptarëve 12 mijë euro për banor. Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë’, tha kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij.