Sali Berisha nuk e sfidon drejtësinë shqiptare vetëm me sulme dhe akuza ndaj SPAK çdo ditë nga dritarja e shtëpisë ku qëndron i mbyllur prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-kryeministri e bën këtë edhe me veprime konkrete, siç edhe ndodhi të martën në mbrëmje kur ai ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë. Ai kishte ftuar në shtëpinë e tij Elmar Brook, një politikan gjerman, ish-kryetar i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian.