Top Channel/ Berisha thërret protesta! Tregon 6 video të reja, “abuzime me votën dhe treni bullgar”
14/06/2025 15:13

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar këtë të shtunë raste të tjera që sipas tij faktojnë farsën elektorale të 11 majit. Ai ka publikuar video ku tregohen shkelje në qendrat e votimit. Berishës shprehet se “vota vdiq pa rënë në kutinë e votimit”, ndërsa përmend pensionet, faljen e gjobave apo aktivitetin e Giro d’Italia të organizuar ditën e zgjedhjeve. “E vërteta është për çdo shqiptar se vota e qytetarëve shqiptarë vdiq, në sensin si votë e lirë, pa rënë në kuti. Votën e vdiqën pa rënë në kuti përdorimi i 76 milionë eurove si dhuratë për votë 100 euro për çdo pensionist, në tërësi 48 përqind e votuesve apo 760 mijë pensionistë. Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 4500 aktivitete të organizuara në periudhën e ndaluar nga ligji, përfshi edhe ditën e votimit me të famshmen Giro D’Italia, 7 milionë euro një organizate private. Votën e lirë të shqiptarëve e vdiqën pa rënë në kuti, falja dy ditë para zgjedhjeve e 200 milionë eurove. Votën e lirë të qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 29 mijë hektarë kanabis për mbjelljen e 100 mijë rrënjë kanabis në gjithë Shqipërinë për vota. Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë kuti dhjetëra mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe certifikata pronësie, të dhëna të gjitha për të rrëmbyer votën. Votën e shqiptarëve e vdiqën gjysmë miliardi prokurime publike dhe koncesione, që të gjitha në funksion të blerjes së votës. Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën dhjetëra mijëra punësime për votë gjatë fushatës elektorale, krim i shëmtuar ky ndaj votës dhe shtetit. Votën e vdiqën pa rënë në kuti dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të cilët në shkelje flagrante të ligjit u shndërruan në polici politike për qytetarët shqiptarë dhe kontrollin e vullnetit të tyre”, tha Berisha. Më pas Berisha paralajmëroi protesta, ku theksoi se është radha e shqiptarëve të ndershëm që t’i dalin për zot votës së lirë. “ Pra, siç e shihni, kreu i organizatës kriminale Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, nuk u mjaftua me të gjitha aktet antikushtetuese që ndërmori para ditës së votimit, por edhe ditën e votimit ai organizoi një farsë të turpshme, fiktive, kriminale. Të gjitha këto dëshmojnë se është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë. Edi Rama përdori çdo gjë për dhunimin e kësaj vote. Ai përdori prokurorinë e tij politike për burgosjen, persekutimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare, vetëm e vetëm se e di se është i pashpresë dhe ligji do bjerë pa mëshirë mbi të, familjarët e tij dhe bandën e tij. E di këtë ai! Këtu ne do vazhdojmë në respekt të shqiptarëve idealistë, të shqiptarëve patriotë, të shqiptarëve të ndershëm që besojnë se e ardhmja duhet të përcaktohet nga qytetarët e lirë me vullnetin e tyre dhe se pa zgjedhje të lira, pa votën e lirë, të ardhme në Shqipëri nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Berisha.

Top Channel/ ‘Rama do të donte t’ia digjnim selinë’, Berisha: Sulmi më absurd u fokusua te selia…
23/02 13:09
Top Channel/ ‘AKSH afera më e rëndë’, Berisha: Janë vjedhur të dhënat e të gjithë shqiptarëve
23/02 13:04
Top Channel/‘Protestat tona nuk kanë fokus Ballukun, Berisha: Epiqendra jonë është Rama
23/02 13:00
Top Channel/ ‘Kryengritje nga më të fuqishmet’, Berisha flet për protestën e së shtunës
23/02 12:56
Top Channel/ ‘Duhet të vendosim për protestën’, Berisha: Shembja e rrugëve tregon korrupsionin…
23/02 12:56
Top Channel/ ‘Mbarë njerëzimi na ka mbështetur’, Berisha: Vendosmëri e papërmbajtur për protesta
23/02 12:55
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”, Mblidhet Këshilli i Imuniteteve
23/02 12:35
Top Channel/ ‘I anuluan të gjitha takimet’, Berisha për vizitën e Ramës në SHBA: Bëj transparencë
22/02 15:19
Top Channel/ Berisha: Rama u refuzua në SHBA, gabim edhe deklaratat për ish-liderët e UÇK
22/02 15:14
Top News- Berisha pyet Ramën: Si ka mundësi që t’u refuzuan të gjitha takimet në Uashington?
22/02 14:29
Top News- Projekti ‘TID’, Rama- Detyrim! Ligji për Trashëgiminë na detyron të ndërhyjmë
22/02 12:42
Top Channel/ Rama: Një maskaradë në Hagë! Bordi i Paqes dhe UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg
22/02 12:14
Top Channel/ Të ftuarit speciale të Kryeministrit Rama në Episodin e 7 të ‘Flasim’
22/02 10:49
Top News- Vizita në Prishtinë, Rama: Takimet me Osmanin e Kurtin tejet pozitive
22/02 10:40
Top News- “Transferimi më i rëndësishëm financiar”, Rama: 167 mln euro për fondin e Pensioneve
22/02 10:40
Top News- Rama zbulon sa do paguhet një inspektor i RENEA: Forcojmë rendin
22/02 10:39
Top News- Integrimi, Rama: Draft-rezoluta vlerësim i qartë për progresin e Shqipërisë
22/02 10:39
Top News- Projekti i Rijetëzimit të bulevardit “Epidam” në Durrës, Rama tregon çfarë do ndodhë
22/02 10:39
Top News- Vizita në Uashington e Bordi i Paqes, Rama: Një kapitull i ri në arkitekturën globale
22/02 10:38
Top Channel/ ‘Po bëjmë një stabiliment me 40 mijë m2’, i ftuari i Ramës në Flasim tregon…
22/02 10:29
DIGITALB DIGITALB