Zgjedhjet e 11 Majit ishin kryefjalë e Sali Berishës edhe në ditën e dytë të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë. Gjatë takimit me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Pia Kuma, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella, kryedemokrati tha se vetëm një qeveri teknike mund të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri, ndërsa ngriti dhe shqetësimin e shpopullimit.